E pabesueshme, Icardi mund të transferohet edhe atje ku nuk pritej

10:39 | 15 Qershor 2019

Ekziston edhe një tjetër Inter që pret Mauro Icardi.

Sipas Telamit, një agjenci e shtypit, sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga David Beckham, pronar i ekipit amerikan të futbollit
Inter Miami për t’iu bashkaur atyre, përcjell ORAinfo.

Ikardi po shijon pushimet e tij në Tajlandë me agjentin dhe gruan e tij Wanda Nara.

Ndërsa Beckham është një nga mysafirët e dasmës së Sergio Ramos në Sevilla.

Icardi pritet të largohet nga Interi në verë, pasi ai nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte./ORAinfo/

Komento: