
Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa Osmani në “Tubimin e bashkimit” të mbajtur sot i ftoi edhe ata që nuk ishin të pranishëm, t’i bashkohen këtij rrugëtimi.
Në tubim sërish nuk morën pjesë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Pjesë e tubimit nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, ka thënë Osmani.
Ky tubim shënoi bashkimin e ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ajo në fjalën e saj deklaroi se po kthehet në shtëpinë e saj