Ragip Xhaka pro rikthimit të Fatmir Limajt në PDK

09:35 | 11 Maj 2026
ragip-xhaka-pro-rikthimit-te-fatmir-limajt-ne-pdk

Veprimtari dhe ish-i burgosur politik, Ragip Xhaka, ka dalë në mbështetje të rikthimit të Fatmir Limaj në PDK.

Ish-kryetari i PDK-së në Zvicër ka thënë se e mbështet bashkimin e PDK-së me Limajn, pas kërkesës së këtij të fundit për të garuar në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas tij, ky bashkim do ta fuqizonte këtë subjekt dhe do të ishte një kthim i natyrshëm.

Rikthimi i Limajt në PDK është mbështetur edhe nga figura të ndryshme të këtij subjekti, si Ramiz Lladrovci, Nait Hasani, Adem Grabovci, Ramë Vata, Hisen Berisha dhe personalitete të tjera të partisë.

Për sot është paralajmëruar një mbledhje e këtij subjekti, ku pritet të trajtohet edhe letra e Limajt drejtuar Bedri Hamza.

Komento: