
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini është shprehur i tronditur për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkajt.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se i ndjeri ishte një djalë i rrallë, i urtë dhe me një vullnet të madh për të bërë punë të mira për Deçanin dhe Kosovën
Ai shtoi se ikja e Stojkajt është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e kishin bashkëpunëtor e mik.
“Deçani sot ka humbur një nga djemtë e tij më të mirë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, kryetarit Bashkim Ramosaj dhe të gjithë kolegëve në Deçan, miqve të tij dhe gjithë kolegëve në Aleancë. U prehsh në paqe, Rifat!”, ka shkruar Gjini.
Ndryshe, sipas policisë, i riu ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.