Zjarr në një banesë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

15:45 | 11 Maj 2026
zjarr-ne-nje-banese-ne-prishtine,-nuk-ka-te-lenduar

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në kryeqytet, afër shkollës “Meto Bajraktari”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Shkodra ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

“Rreth orës 13:16 ekipet e zjarrfikësve kanë pranuar informatën për një zjarr në afërsi të shkollës “Meto Bajraktari”. Ekipet menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është parë që zjarri kishte shpërthyer në një kuzhinë të një banese në katin e 6”, tha Shkodra.

Ai shtoi se ekipet kanë bërë normalizimin e zjarrit fillimisht dhe më pas është shuar në tërësi.

Komento: