Ia refuzuan kthimin në parti, por Hamza i kërkon Limajt ta mbështes PDK’në: Hapet rruga për të ardhmen

21:18 | 11 Maj 2026

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Fatmir Limaj që ta mbështet PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.

PDK-ja sot e refuzoi përfshirjen e Limajt në listën për deputetë, duke thënë se kryesia ka vendosur ashtu.

Por, Hamza tha se përkrahja e Limajt për PDK-në hap rrugë për bashkëpunim në të ardhmen.

“Presim, i ftojmë, i lusim që ata të na përkrahim që ne të rritemi në vota dhe kjo është e matshme. Normalisht rezultati më i mirë dhe besoj në atë për PDK-në pastaj hap rrugë për bashkëpunime edhe në nivle të institucione, por edhe të përfshirjes të Limajt dhe të tjerëve që duan të jenë pjesë e PDK-së”, ka thënë ai në T7.

Hamza ka thënë se rasti i Rrustem Mustafës nuk është i njëjtë me Fatmir Limajn.

“Rrustem Mustafa asnjëherë nuk u largua nga PDK e nuk ka formuar subjekt të vetin. PDK ka demokraci, nuk është situatë e njëjtë, asnjëherë Rrustem Mustafa nuk ka pasur subjekt politik e në çdo zgjedhje ka lobuar për PDK-në”.

Hamza tha se PDK-ja ka demokraci të brendshme.

Komento: