Pas bashkimit, Abdixhiku e Osmani dalin në terren: Mes familjeve, për të shtruar shpresën për Kosovën

21:25 | 11 Maj 2026
pas-bashkimit,-abdixhiku-e-osmani-dalin-ne-terren:-mes-familjeve,-per-te-shtruar-shpresen-per-kosoven

Dy prijësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë dalë në terren, një ditë pasi u zyrtarizua bashkimi i tyre për zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku, si kandidati për kryeministër dhe Osmani për president, gjatë së hënës, kanë qëndruar në Maxhunaj.

“Bukë, kripë e zemër, në Maxhunaj, në familjen e Haxhi Feriz Zekollit, aty ku nisi pajtimi i madh ndër shqiptarë në vitet ’90. Mes familjeve kosovare, qytetarëve tanë, për të shtruar bashkë me popullin tonë rrugën e unitetit dhe shpresës për Kosovën. Ju faleminderit për pritjen dhe mbështetjen.”, ka shkruar Abdixhiku

Komento: