Partitë kanë kohë deri në mesnatë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

08:25 | 12 Maj 2026
partite-kane-kohe-deri-ne-mesnate-per-dorezimin-e-listave-te-kandidateve-per-deputete

Subjektet politike kanë edhe sot afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor.

Afati 11-ditor për subjektet politike do të përfundojë sonte në mesnatë.

KQZ ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur./Gazeta10

Komento: