Qeveria ndan afro 11 milionë euro, për zgjedhjet e 7 qershorit

11:36 | 12 Maj 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 euro (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë centë), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.

Komento: