
Theo Hernandez, mbrojtësi i krahut të majtë i klubit saudit, Al-Hilal, dhe ekipit kombëtar francez, është në qendër të një skandali në Itali.
Në Itali, nga viti 2019 deri në vitin 2025, ai ishte një lojtar kyç për Milanin, për të cilin luajti 262 ndeshje me 34 gola dhe 45 asistime.
Megjithatë, e kaluara e tij në Milano ka lënë gjurmë edhe negative, pasi paparaci i njohur, Fabrizio Corona, postoi një video të festës me Hernandez dhe disa gra e burra.
“Theo Hernandez telefononte dikë për të porositur shërbime eskortash. Theo ishte shefi, organizatori i “festave të eskortave”. Ai madje bleu një furgon posaçërisht për këto festa”, deklaron Corona në videon e postuar.
Ai shtoi edhe emra tjerë të futbollistëve të famshëm që morën pjesë në këto festa të organizuara nga Hernandez.
“Hakan Calhanoglu, Brahim Diaz, Samuel Castillejo, Gigio Donnarumma, Sandro Tonali, Zlatan Ibrahimovic (një herë), Rafa Leao (vetëm disa herë). Të gjithë këta lojtarë të Milanit ruajtën një marrëdhënie të mirë me Calhanoglun, pavarësisht transferimit të tij te Interi”.
Pamjet tregojnë të ftuarit duke fryrë tullumbace, e njohur si gazi që të bën të qeshesh.
🚨💣 | 𝐇𝐄𝐑𝐍𝐀𝐍𝐃𝐄𝐙 𝐚𝐮 𝐜œ𝐮𝐫 𝐝'𝐮𝐧 é𝐧𝐨𝐫𝐦𝐞 𝐬𝐜𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐞 !!! 🇫🇷
Theo Hernandez lors d'une de ses fêtes accompagné d'escorte et inhalant du « 𝐠𝐚𝐳 𝐡𝐢𝐥𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭 » 🎈@FMaria_Coronapic.twitter.com/pUeHiLDIex
— Lives Foot (@livesfoot) May 11, 2026
“Në këto festa, ata po konsumonin një drogë të njohur si gaz qeshës”, një emër i njohur për oksidin e azotit.
“Ndonjëherë shoferi i furgonit madje i thoshte Theos të ndalonte së thithuri gazin nga tullumbacet, duke i thënë: ‘Ndalo, ndalo, duhet të luash nesër!'”, thotë i njëjti burim.