
Komanda e NATO-s në Napoli, ka njoftuar për stërvitjen e përbashkët që ka nisur të zhvillohet me Serbinë që nga data e sotme deri më 23 maj në Borovac.
Siç njofton NATO, në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 600 trupa nga Serbia, Italia, Rumania, Turqia, për të rritur ndërveprimin në operacionet e përkrahjes së paqes.
“Nga situatat e stërvitjes luftarake urbane deri te mbrojtja e bazave dhe taktikat mbrojtëse, këto përpjekje të përbashkëta përqendrohen në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit rajonal. Së bashku, jemi të përkushtuar për një të nesërme më të sigurt dhe paqësore!”, thuhet në njoftim.