Rrezarta Krasniqi tërhiqet nga gara për deputete: LDK nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pronë e interesave personale

18:35 | 12 Maj 2026
rrezarta-krasniqi-terhiqet-nga-gara-per-deputete:-ldk-nuk-ka-qene-dhe-nuk-do-te-jete-kurre-prone-e-interesave-personale

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Krasniqi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas “diskutimeve dhe reflektimeve personale”.

“Edhe pse kësaj here nuk do të jem pjesë e listës zgjedhore, përkushtimi im ndaj LDK-së mbetet i palëkundur. Besoj fuqishëm se LDK është esenciale për shtetin e Kosovës dhe do të vazhdoj të kontribuoj me të njëjtin ideal, energji dhe përgjegjësi politike”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

“LDK ka kaluar gjithmonë sfida të mëdha, sepse forca e saj buron nga njerëzit e mirë të këtij vendi dhe nga besimi i tyre tek ata që i qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira. LDK nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pronë e interesave personale apo stacion i përkohshëm për ambicie individuale”, shkruan më tej ajo.

Komento: