Varroset Rifat Stojkaj, zyrtari i AAK-së që humbi tragjikisht jetën në aksident

18:35 | 12 Maj 2026
varroset-rifat-stojkaj,-zyrtari-i-aak-se-qe-humbi-tragjikisht-jeten-ne-aksident

Drejtori i Komunës së Deçanit dhe zyrtari i AAK-së, Rifat Stojkaj, është varrosur sot në vendin e tij të lindjes pasi ka humbur tragjikisht jetën në një aksident trafiku.

Në ceremoninë e varrimit kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, përfshirë edhe krerët e AAK-së.

“Familjes Stojkaj, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Komento: