“Diskutime për luftën kundër krimit të organizuar e krimit ndërkufitar…” drejtori i Policisë së Shqipërisë për vizitë në Kosovë

20:40 | 12 Maj 2026
“diskutime-per-luften-kunder-krimit-te-organizuar-e-krimit-nderkufitar…”-drejtori-i-policise-se-shqiperise-per-vizite-ne-kosove

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Skender Hita, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës.

Drejtues Madhor Skender Hita falënderoi drejtuesit e Policisë së Kosovës për mikpritjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Policisë së Shtetit për ta thelluar më tej bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Krimi sot është më i organizuar, më i sofistikuar dhe pa kufij. Për këtë arsye, edhe përgjigjja jonë duhet të jetë më e shpejtë, më e koordinuar dhe më e fortë. Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet model mes dy policive tona dhe ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet në shërbim të sigurisë së qytetarëve tanë”, u shpreh Drejtori Hita.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet strategjike të dy institucioneve, sfidat aktuale të sigurisë dhe nevoja për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar dhe fenomeneve të tjera që cenojnë sigurinë rajonale, njofton policia e Shqipërisë.

“Të dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbimin e informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta policore, si dhe në menaxhimin e sigurisë kufitare”, thuhet në njoftim.

Detaje:

Komento: