
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Bartës i listës është Ardian Gjini, i cili pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, renditet i 11’ti.
“Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore. Aleanca në të gjitha etapat ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike. Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin me pa ma larg”, ka shkruar Haradinaj.
