Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:30 | 13 Maj 2026
parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 e deri 6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të jenë nga 15 e deri në 18 gradë Celsius.

“Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 e deri në 6 metër për sekond”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Komento: