
Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se lista kandiduese e Partisë Demokratike të Kosovës me Bedri Hamzën në krye përfaqëson profesionalizëm dhe seriozitetin që i duhet vendit.
“Zgjedhjet që kemi përpara janë moment vendimtar për Kosovën. Ato janë përballje mes stagnimit dhe zhvillimit, mes arrogancës politike dhe përgjegjësisë shtetërore, mes fjalëve boshe dhe punës konkrete”.
Nura tha se sot kërkohet mobilizim maksimal i secilit qytetar, aktivist dhe përkrahës të partisë së tij që ajo të rikthehet, duke shtuar se “Kosova nuk guxon të mbetet peng i paaftësisë”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës
Kosova sot nuk ka nevojë për propagandë, përçarje dhe improvizime politike. Qytetarët kanë nevojë për siguri, zhvillim, përgjegjësi dhe institucione që punojnë për ta, e jo për interesa të ngushta politike.
Pas viteve të humbura mes propagandës, premtimeve boshe dhe mungesës së rezultateve konkrete., vendi ka nevojë për një drejtim serioz dhe për një qeveri që rikthen besimin dhe dinjitetin shtetëror.
Zgjedhjet që kemi përpara janë moment vendimtar për Kosovën. Ato janë përballje mes stagnimit dhe zhvillimit, mes arrogancës politike dhe përgjegjësisë shtetërore, mes fjalëve boshe dhe punës konkrete.
Lista kandiduese e Partisë Demokratike të Kosovës, me Bedri Hamza si kryeministër të ardhshëm, përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe seriozitetin që i duhet vendit. Është një ekip me profile të dëshmuara, me njerëz që dinë të marrin përgjegjësi, të zhvillojnë shtetin dhe të jenë pranë qytetarëve.
Sot kërkohet mobilizim maksimal i secilit qytetar, aktivist dhe përkrahës, sepse Kosova nuk guxon të mbetet peng i paaftësisë, konflikteve të përditshme dhe mungesës së vizionit. Është koha që bashkë ta rikthejmë Partinë Demokratike të Kosovës në vendin që i takon në shërbim të qytetarëve dhe në udhëheqje të vendit me dinjitet, zhvillim dhe përgjegjësi.
Le të bashkohemi për një Kosovë që ecë përpara, për një shtet që punon dhe për një të ardhme që u jep shpresë qytetarëve të saj.