Tragjike: Ky është 57-vjeçari që vdiq pas aksidentit nga treni në Jagodë të Klinës

11:16 | 13 Maj 2026

Ka ndërruar jetë 57-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin mes një mjeti punues dhe trenit në Klinë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Hil Selmanaj, rreth 57-vjeçar, i cili ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur më 6 maj 2026 në fshatin Jagodë të Klinës.

Sipas informatave, në aksident ishin përfshirë një mjet punues – valak dhe një lokomotivë (tren), ndërsa si pasojë e përplasjes Selmanaj kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Fillimisht ai kishte marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në QKUK në Prishtinë.

Sinjali mëson se mëngjesin e 13 majit, rreth orës 03:50, autoritetet janë njoftuar se 57-vjeçari nuk kishte arritur t’u mbijetojë plagëve.

Për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Përgjithshme në Pejë, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale e Hetimit të Aksidenteve në Pejë

Komento: