OVL-UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simbol i rezistencës shqiptare

14:15 | 13 Maj 2026
ovl-uck-nderon-tahir-dhe-nebih-mehen:-sakrifica-e-tyre,-simbol-i-rezistences-shqiptare

Në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së tha se sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare.

“Sot, në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës,  OVL UÇK përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet kombëtar. 

Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal. Lavdi”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Komento: