Vjosa Osmani: Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor

18:40 | 13 Maj 2026
vjosa-osmani:-nuk-ka-shtet-qe-ka-arritur-zhvillim-te-qendrueshem-ekonomik-pa-e-shnderruar-arsimin-ne-prioritet-kryesor

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me mësimdhënës në Dardani bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar’.

“Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar.Prandaj sot kaluam pasditen në Dardani në një bashkëbisedim të përzemërt me mësimdhënës ku dëgjuam nga afër sfidat e përditshme dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në misionin e tyre fisnik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1515864939898040?ref=embed_post

Komento: