Sot nisin punimet në Parkun Industrial të Mitrovicës

08:15 | 14 Maj 2026
sot-nisin-punimet-ne-parkun-industrial-te-mitrovices

Sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gurit themeltar të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila; si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Fillimisht, Kusari-Lila do të zhvillojë takim me kryetarin Peci, në Komunën e Mitrovicës, për të inauguruar më pas punimet në Parkun Industrial.

Ceremonia është njoftuar të fillojë në orën 09:30.

Komento: