Sulm masiv rus në Kiev, shpërthime dhe alarm ajror në kryeqytetin ukrainas

08:40 | 14 Maj 2026
sulm-masiv-rus-ne-kiev,-shperthime-dhe-alarm-ajror-ne-kryeqytetin-ukrainas

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u godit nga një sulm ajror rus në shkallë të gjerë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në qytet u dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe zjarr nga sistemet kundërajrore.

Gazetarët e AFP-së raportuan se sulmet përfshinë dronë dhe raketa balistike, duke rikthyer tensionet pas armëpushimit tre-ditor të shpallur me rastin e përkujtimit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi përmes Telegramit se ushtria ruse po godet qytetin nga ajri dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore deri në përfundimin e alarmit.

Komento: