Daut Haradinaj thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të hënën në ora 16:30

10:55 | 14 Maj 2026
daut-haradinaj-thirrje-per-mbeshtetje-te-studenteve-shqiptare-ne-maqedonine-e-veriut,-te-henen-ne-ora-16:30

Deputeti dhe politikani kosovar Daut Haradinaj ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj studentëve shqiptarë në Maqedonin e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkohen të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, në mbështetje të studentëve shqiptarë, duke theksuar se kjo çështje lidhet me dinjitetin, barazinë dhe respektimin e të drejtave themelore.

“Nuk mund të ketë drejtësi pa gjuhën shqipe. Nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare”, thuhet në reagimin e tij.

Tubimi do të mbahet të hënën, më 18 maj, duke filluar nga ora 16:30.

Komento: