Hamza pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

12:20 | 14 Maj 2026
hamza-pret-ambasadorin-britanik,-diskutojne-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Hamza bëri të ditur se me ambasadorin britanik zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Sipas Hamzës, PDK e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka theksuar Hamza pas takimit.

Komento: