Trepça njofton për kthim në normalitet pas ndaljes së rrymës: Punonjësit kanë rifilluar punën

15:35 | 14 Maj 2026
trepca-njofton-per-kthim-ne-normalitet-pas-ndaljes-se-rrymes:-punonjesit-kane-rifilluar-punen

Trepça ka njoftuar se gjendja në njësinë biznesore i është kthyer normaliteti pas ndërprerjes së energjisë elektrike, dhe se, punonjësit, kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta të punës dhe aktivitetet operative po zhvillohen normalisht.

Tutje, Trepça, ka falënderuar të gjitha institucionet e sigurisë, KOSTT-in, KEDS-in, zjarrfikësit, ekipet emergjente, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuan në menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit në njësinë biznesore.

Postimi:

Deklaratë për Opinionin Publik

Trepça Sh.A. njofton se pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe angazhimit intensiv të ekipeve teknike, gjendja në njësinë biznesore i është kthyer normalitetit.

Punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta të punës dhe aktivitetet operative po zhvillohen normalisht.

Aktualisht, vetëm në Horizontin XI dera e sigurisë vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të ujit të akumuluar. Menjëherë pas largimit të ujit dhe krijimit të kushteve të sigurta për punë, do të rifillojnë aktivitetet edhe në këtë horizont.

Me këtë rast, Trepça Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për të gjitha institucionet e sigurisë, KOSTT-in, KEDS-in, zjarrfikësit, ekipet emergjente, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuan në menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit në njësinë biznesore. Njëkohësisht falënderojmë edhe znj. Dr. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, për përkrahjen e vazhdueshme dhe vizitën e realizuar gjatë menaxhimit të situatës.

Komento: