Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

15:55 | 14 Maj 2026
dyshohet-se-kercenoi-nje-zyrtar-komunal,-shoqerohet-ne-polici-32-vjecarja-ne-ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe shoqëruar në polici një person e dyshuar për kanosje në Ferizaj.

E shoqëruara në polici është A.B 32 vjeçare, e cila dyshohet se përmes rrjetit social Instagram ka kanosur një zyrtar komunal, dhe se, e njëjta është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas procedurave ligjore.

Komunikata:

Identifikohet dhe shoqërohet në polici një person e dyshuar për kanosje në Ferizaj

Ferizaj, 14.05.2026

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë arritur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në stacionin policor personin e dyshuar me inicialet A.B. (32 vjeçe).

Sipas hetimeve dyshohet se përmes rrjetit social Instagram ka kanosur një zyrtar komunal. Rasti ka ndodhur më datë 12.05.2026.

Me datën 14.05.2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin e policisë dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas procedurave ligjore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, ndaj të dyshuarës është iniciuar procedura e rregullt hetimore për veprën penale “Kanosje”.

Komento: