
Blerta Deliu-Kodra e Partisë Demokratike të Kosovës ka dalë me një reagim pas rrahjes së Hysni Mehanit të Vetëvendosjes në Skenderaj nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Ajo ndonëse tha se “dhuna nuk është zgjidhje”, shtoi se “as provokimet dhe akuzat sistematike nuk janë.”
Postimi i plotë:
Dhuna nuk është zgjidhje. Por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë.
Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë.
Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj.