
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtina, në lagjen “Bregu i Diellit”, ku një person ka mbetur rëndë i plagosur.
Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ende po vazhdon trajtimin.
E nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin..
Sipas policisë, nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Po ashtu për këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelorë në Prishtinë.
‘’Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës lidhur me një rast që ka ndodhur më 14.05.2026, rreth orës 21:40, në rrugën ‘’Ali Sokoli’’ në Prishtinë, një person me inicialet A.V. ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të kodit penal të Republikës të Kosovës’’, thuhet në reagim.
Prokurori i shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar lidhur me këtë rast, thuhet më tej.