Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK’së

13:48 | 15 Maj 2026

Ish-deputeti i i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtari i LDK’së, Alush Gashi, ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Alush Gashi. Familja, të afërmit dhe miqtë do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri, respekt dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kujtimet që la pas. Për detajet rreth ceremonisë do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Mes viteve 2007-2010, Gashi ishte ministër i Shëndetësisë.

Ai ishte ndër themeluesit e LDK-së dhe ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Gashi ka qenë autor i veprave profesionale dhe shkencore të botuara në Kosovë, Evropë Perëndimore dhe Amerik.

Komento: