Trump flet nga “Air One” gjatë kthimit nga Kina: Do të isha dakord me një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit

15:05 | 15 Maj 2026
trump-flet-nga-“air-one”-gjate-kthimit-nga-kina:-do-te-isha-dakord-me-nje-pezullim-20-vjecar-te-programit-berthamor-te-iranit

Presidenti Donald Trump trajtoi një sërë çështjesh që u ngritën në tryezë me Xi Jinping, gjatë udhëtimit të tij dy-ditor në Pekin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ‘Air Force One’, në rrugën e kthimit për në SHBA.

Presidenti amerikan foli për programin bërthamor të Iranit, nuk përjashtoi një operacion të ri ushtarak, iu referua çështjes së Tajvanit, por edhe çështjes së tarifave.

Konkretisht, Trump deklaroi se do të pranonte pezullimin e programit bërthamor të Iranit për 20 vjet, për sa kohë që angazhimi i Teheranit është “real”, ndërsa madje la të hapur mundësinë e operacioneve të reja ushtarake amerikane në vend.

“Do të isha dakord me këtë, për sa kohë që angazhimi është real”, thuhet se tha presidenti amerikan, duke shtuar se SHBA-të mund të duhet të kthehen në Iran për të bërë “pak punë pastrimi”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Ne në thelb kemi eliminuar ushtrinë e tyre. Mund të na duhet të bëjmë pak punë pastrimi, sepse patëm një armëpushim prej rreth një muaji, do ta quaja unë”, tha ai.

Trump gjithashtu pretendoi se Shtetet e Bashkuara ranë dakord për armëpushimin kryesisht pas presionit nga vendet e tjera, veçanërisht Pakistani.

Komento: