Bedri Hamza për vdekjen e Alush Gashit: Humbëm një nga figurat e njohura të jetës akademike dhe politike

15:05 | 15 Maj 2026
bedri-hamza-per-vdekjen-e-alush-gashit:-humbem-nje-nga-figurat-e-njohura-te-jetes-akademike-dhe-politike

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e profesorit dhe politikanit të njohur, Alush Gashi.

“Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit”.

“Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij politike”, shkroi Hamza.

Familja e Alush Gashit njoftoi gjatë ditës së sotme për vdekjen e tij.

Psotimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18Vndki2Ht/

Komento: