
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare, që është e para e saj që nga marrja e detyrës në vitin 2024.
Në një konferencë për media pas takimit që Kos e zhvilloi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Kos foli, pos aspektit të anëtarësimit të Kosovës në BE, ashtu edhe për shtetin tonë fqinj, Serbinë.
Zyrtarja e lartë e BE-së deklaroi se moszotimi i kësaj të fundit për sa i përket sulmit terrorist në Banjskë, nuk është mirë të kalojë si i tillë.
“Sa i përket Serbisë dhe anashkalimet që janë bërë në të kaluarën, është një pjesë e rëndësishme në mënyrën se si Serbia do ta trasojë rrugën e vet, do të thotë përkushtimi i saj për Banjskën dhe moszotimi i tyre nuk është mirë që të kaloj i tillë”, deklaroi Kos.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun.
Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.