
Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit, duke rrezikuar objektet përreth.
Tym i madh i ka kapluar ndërtesat. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet, që çuan deri te përfshirja e mbeturinave nga flakët. Nuk raportohet për persona të lënduar./Indeksonline/