Ariana Musliu Shoshi: Kurti po pengon zbatimin e rendit dhe ligjit, ne i respektojmë vendimet e institucioneve

18:30 | 15 Maj 2026
ariana-musliu-shoshi:-kurti-po-pengon-zbatimin-e-rendit-dhe-ligjit,-ne-i-respektojme-vendimet-e-institucioneve

Ish-deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka shkuar në Skenderaj, para objektit të Policisë, ku pritet të bëhet intervistimi i Sami Lushtaku për incidentin e djeshëm. 

Ajo ka thënë se ajo se nuk ka nevojë të bëhet presion as në Policinë e Kosovës e as në njësitet e saj, pasi që sipas saj PDK-ja respekton vendimet e institucioneve.

“Fillimisht, më lejoni të bëj të qartë që ne besojmë në institucionet tona, në institucionet e rendit dhe të drejtësisë. Sidoqoftë, si qytetarë kemi të drejtë të shprehim shqetësimet tona, gjithmonë duke ruajtur qetësinë dhe dinjitetin në raste kur përdoren standardet e dyfishta. E në këtë rast, e keni parë në Skenderaj mbrëmë se çfarë situate ka qenë. I keni parë njësitë speciale me maska, pavarësisht që kemi respekt për policinë tonë, kemi respekt për ushtarët tonë, për njësinë speciale. Mirëpo, kur përdoren standardet e dyfishta, atëherë Albin Kurti po e përdor pushtetin e tij për disa persona dhe nuk po e lejon që të respektohet rendi dhe ligji ashtu siç i s’duhet. Nuk ka nevojë që të bëhet presion në Policinë e Kosovës, nuk ka nevojë që të bëhet presion në njësinë speciale sepse ne gjithmonë i kemi respektuar të gjitha vendimet e institucioneve dhe do të vazhdojmë që t’i respektojmë”, tha ajo./Ekonomia Online

Komento: