Rrahje mes gjashtë personave në Junik, policia konfiskon armë dhe thika

09:15 | 16 Maj 2026
rrahje-mes-gjashte-personave-ne-junik,-policia-konfiskon-arme-dhe-thika

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Junik, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje, ndërsa dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur edhe armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa pas intervenimit policor janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

Policia thotë se njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Si dëshmi lidhur me rastin janë konfiskuar dy armë zjarri me tre fishekë, dy thika dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: