Nën kërcënimin e thikës ia marrin 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë, arrestohen dy persona

09:15 | 16 Maj 2026
nen-kercenimin-e-thikes-ia-marrin-20-euro-nje-shtetasi-kinez-ne-prishtine,-arrestohen-dy-persona

Dy persona janë arrestuar pasi ia kanë grabitur 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë.

Ata e kishin kërcënuar atë me thikë.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë  15.05.2026 – 13:35. Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€. Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.

Komento: