Lladrovci: Studentët në Shkup kurrë nuk janë vetëm!

16:35 | 16 Maj 2026
lladrovci:-studentet-ne-shkup-kurre-nuk-jane-vetem!

Lidhur me demonstratën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Shkup, për përdorimin e shqipes në provimin e jurisprudencës, Ramiz Lladrovci ka thënë se gjuha shqipe është identitet, studentët në Shkup dhe kudo jetojnë shqiptarët, kurrë nuk janë vetëm.

Postimi i tij në rrjetin social:

Studentët, në historinë tonë të re, nga viti 1968, 1981 e deri te UÇK-ja, kanë qenë aktorët thelbësorë për të drejtat e shqiptarëve kudo jetojnë.

Studentët shqiptarë në Shkup, më 18 Maj, do të dëshmojnë edhe një herë se askush nuk mund ta përbuzë gjuhën shqipe as të largojë shqiptarët nga të drejtat themelore, përdorimi i gjuhës amtare.

Ligji për përdorimin e shqipes është dhe duhet të zbatohet. Gjuha shqipe është identitet, studentët në Shkup dhe kudo jetojnë shqiptarët, kurrë nuk janë vetëm!

Komento: