Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse nuk arrihet marrëveshje

23:09 | 16 Maj 2026
trump:-nese-nuk-ka-marreveshje-me-iranin,-nuk-do-te-kete-me-qasje-te-bute

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të përballet me pasoja të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve.

Në një intervistë telefonike për BFMTV, Trump tha se nuk është i sigurt nëse një marrëveshje do të arrihet së shpejti, por theksoi se mungesa e saj do të sillte zhvillime negative për Teheranin.

“Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të keqe. Më mirë të bëjnë një marrëveshje,” u shpreh ai.

Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ku raportet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mbeten të tensionuara, pas përplasjeve dhe zhvillimeve të fundit diplomatike dhe ushtarake në rajon.

Bisedimet për uljen e tensioneve kanë vazhduar me ndërmjetësime ndërkombëtare, por ende nuk është arritur një marrëveshje e qëndrueshme.

Komento: