
Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu pritet të përjetojë një nga momentet më të rëndësishme në jetën e saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë.
Ajo tashmë është shfaqur në publik me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu lajmet për shtatzëninë që kanë qarkulluar prej kohësh, raporton ORAinfo.
Engji është në pritje të një djali.
Kësisoj këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli do të bëhet sërish gjyshe, duke shtuar edhe një anëtar të ri në familjen e saj.
Në një video të publikuar nga këngëtarja, shihet Engji e veshur me fustan të bardh, ndërsa vërehet qartë barku i saj i fryre. /ORAinfo/
