Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

23:15 | 17 Maj 2026

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit për zhdukjen e të miturës E.R., njësitet e hetimeve për të mitur në Prizren kanë nisur kërkimet intensive në terren.

Pas disa orësh angazhim, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e vajzës, e cila fillimisht është shoqëruar në Stacion Policor për procedurat e nevojshme…/sinjali

Komento: