Së paku 100 të vdekur raportohen nga përhapja e Ebolës në Kongo

19:10 | 18 Maj 2026
se-paku-100-te-vdekur-raportohen-nga-perhapja-e-eboles-ne-kongo

Të paktën 100 të vdekur janë raportuar nga përhapja e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa më shumë se 390 raste janë të dyshuara, i ka thënë BBC-së drejtori i Qendrave të Afrikës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur urgjencë ndërkombëtare përhapjen e Ebolës në shtetin afrikan, raporton televizioni publik britanik.

Së paku gjashtë amerikanë janë ekspozuar ndaj virusit të Ebolës gjatë përhapjes në Kongo, i kanë thënë televizioni “CBS News” disa burime.

Besohet se një amerikan ka simptoma, ndërsa tre të tjerë janë ballafaquar me kontakt ose ekspozim me rrezik të lartë. Është e paqartë nëse ndonjëri prej tyre është infektuar.

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA thanë se janë duke e mbështetur “tërheqjen e sigurt të një numri të vogël të amerikanëve që janë të prekur drejtpërdrejt”, por nuk konfirmuan se për sa persona bëhej fjalë.

Lloji i tanishëm i Ebolës shkaktohet nga virusi Bundibugyo, për të cilin nuk ka ilaçe ose vaksina të miratuara për përdorim.

Komento: