‘Ndeshja e Yjeve’ Rashica – Xhaka, ky është rezultati i pjesës së parë

20:46 | 15 Qershor 2019

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Rashica Xhaka që po mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Milot Rashica dhe Granit Xhaka janë pjesë e një ndeshje futbolli me qëllime humanitare të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe FFK-së, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat 1:2 në të mirë të ekipit të Granit Xhakës.

Ermir Lenjani shënoi për epërsinë 1:0 të skuadrës së Milot Rashicës në fillim të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra e Xhakës barazoi rezultatin, kur shënoi Muharrem Sahiti.

Në fund të pjesës së parë, skuadra e Xhakës përmbysi rezultatin, kur shënoi basketbollisti Dardan Berisha, pas një asistimi të pranuar nga ylli i Arsenalit.

Këtë ndeshje nga afër janë duke e ndjekur rreth pesë mijë tifozë.

Komento: