Gjini viziton fabrikën eksportuese në 35 vende të botës: Prodhuesit vendorë janë shtylla e ekonomisë së Kosovës

17:40 | 19 Maj 2026
gjini-viziton-fabriken-eksportuese-ne-35-vende-te-botes:-prodhuesit-vendore-jane-shtylla-e-ekonomise-se-kosoves

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar sot fabrikën “Kamila Chocolate” në Korishë të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një nga shembujt më të suksesshëm të prodhimit vendor në Kosovë.

Gjatë vizitës, Gjini vlerësoi suksesin e fabrikës, e cila që nga viti 2008 ka arritur të punësojë mbi 100 persona dhe të eksportojë produktet e saj në më shumë se 35 shtete të botës.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot fabrikën ‘Kamila Chocolate’ në Korishë të Prizrenit, një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor. Bizneset si ky janë shtylla e ekonomisë sonë, prandaj prioriteti ynë mbetet mbështetja e tyre e pakursyer”, ka theksuar Gjini.

Ai shtoi se fuqizimi i prodhuesve vendorë mbetet një nga prioritetet kryesore të programit të Aleancës, duke nënvizuar se zhvillimi i sektorit privat nënkupton zhvillim ekonomik për gjithë vendin.

“Kur fuqizojmë prodhuesit tanë, ne zhvillojmë tërë Kosovën”, u shpreh Gjini, teksa falënderoi drejtuesit e kompanisë për mikpritjen.

Komento: