Edhe Gresa Behluli takon ish-presidentin Clinton dhe Hillaryn: Nder dhe emocion

17:50 | 19 Maj 2026
edhe-gresa-behluli-takon-ish-presidentin-clinton-dhe-hillaryn:-nder-dhe-emocion

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli ka takuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clintonin dhe Hillary Clintonin.

Përmes një postimi në Instagram, Gresa u shpreh se ky takim për të ishte një nder dhe emocion i madh.

“Takimi me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton ishte emocion dhe nder, që për ne shqiptarët e Kosovës nuk janë vetëm figura politike, por pjesë e historisë sonë. Si fëmijë i kujtoj si emra që na dhanë shpresë”.

“Kosova nuk do t’ju harrojë kurrë për gjithçka që keni bërë për popullin tonë,ju ishit zëri i shpresws në ditët më të vështira. Mirënjohja dhe respekti ynë do të jetojnë brez pas brezi”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

Postimi i plotë: https://www.instagram.com/p/DYhUeeEDllV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=05522edb-5e72-4f8a-833c-66ecbe7dcf21

Komento: