Raportohet se mërgimtari që kërcënoi Daut Haradinajn ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, kërkohej për drogë

18:30 | 19 Maj 2026
raportohet-se-mergimtari-qe-kercenoi-daut-haradinajn-ishte-pjese-e-nje-bande-kriminale-ne-itali,-kerkohej-per-droge

Mërgimtari Naser Xhylani, i cili është militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe e ka kërcënuar me kanun ish-komandantin e UÇK’së, Daut Haradinaj.

Xhylani i cili jeton prej vitesh në Itali dhe është i martuar me shtetase italiane, ka të kaluar të errët, siç raporton Periskopi.

Për mërgimtarin Naser Xhylani ishte lëshuar urdhër-arrest nga policia italiane, pasi ai ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, për cka edhe autoritetet atje e kishin shpallur në kërkim bashkë me Erion Hysenin dhe Roland Nurce.

Xhylani dhe bashkëatdhetarët e tij kishin kontakte me trafikantët e drogës në Kolumbi për furnizim me kokainë dhe në Spanjë për kanabis, raporton voxnews.al.

Naser Xhylani, sipas Vox news, njihej me nofkën si “Jugu” ose “Leon”.

Komento: