Edi Rama takon në Seul homologun koreano-jugor: Fokusi te teknologjia, AI dhe turizmi

12:20 | 20 Maj 2026
edi-rama-takon-ne-seul-homologun-koreano-jugor:-fokusi-te-teknologjia,-ai-dhe-turizmi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Seul me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Minseok.

Në një postim në Facebook, Rama tha se gjatë takimit u diskutua për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si dhe për ngjashmëritë historike që i lidhin Shqipërinë dhe Korenë e Jugut.

“Seul, Kore e Jugut – Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin”.

Komento: