Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, nuk dihet ende për të lënduar

17:15 | 21 Maj 2026

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa Klankosova.tv, është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Komento: