Vrasja në tentativë në Istog, të përfshirët janë të moshave 12, 13 e 14 vjeçare

18:15 | 21 Maj 2026
vrasja-ne-tentative-ne-istog,-te-perfshiret-jane-te-moshave-12,-13-e-14-vjecare

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Istog, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje.

Tre persona janë lënduar, njëri në mesin e tyre është dërguar në QKUK për trajtim për shkak të lëndimeve, derisa nga Prokuroria u bë e ditur se i mituri është në gjendje kritike.

Fillimisht ngjarja ka nisur si përleshje, derisa më pas dyshohet se është përdorur mjeti i mprehtë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klan Kosova, personat e përfshirë janë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeçare.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri te ky rast.

Ndërkaq, sipas policisë ende asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar.

Komento: