FSK stërvitje te Liqeni i Badovcit, Komuna e Prishtinës: Mos u shqetësoni nëse shihni lëvizje e përdorim të armës

18:20 | 21 Maj 2026
fsk-stervitje-te-liqeni-i-badovcit,-komuna-e-prishtines:-mos-u-shqetesoni-nese-shihni-levizje-e-perdorim-te-armes

Komuna e Prishtinës ka dalë me një lajmërim për stërvitjet e FSK’së në zonën e liqenit të Badovcit sot dhe nesër.

Kryeqyteti tha se do të ketë lëvzje të shtuar e përdorim të armëve nga FKS, por kërkoi nga qytetarët mirëkuptim dhe të mos shqetësohen, duke thënë se janë ushtrime të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse.

Deklarata e plotë:

Ju njoftojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të planifikuara operative, do të realizojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badovcit, duke përfshirë edhe një pjesë përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, në datat 21-22.05.2026 dhe 28.05.2026.

Gjatë zhvillimit të ushtrimeve mund të ketë:

* lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së;

* përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

*Fotografia në lajm ilustruese

Komento: