Shqipëri: Vdekja e 25-vjeçarit nga Bangladeshi, Inspektoriati i Punës zbarkon në punishte

17:15 | 24 Maj 2026
shqiperi:-vdekja-e-25-vjecarit-nga-bangladeshi,-inspektoriati-i-punes-zbarkon-ne-punishte

Në punishten e skafeve në Durrës, ku humbi jetën punonjësi 25-vjeçar nga Bangladeshi dhe u lëndua një tjetër shtetas i huaj, mesditën e sotme kanë mbërritur inspektorët e Inspektoriatit të Punës.

A2Cnn raporton se ata po kryejnë verifikime mbi kushtet e akomodimit dhe trajtimit të punonjësve të huaj që jetojnë dhe punojnë në këtë subjekt.

Ndërkohë, paralelisht vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Komento: